Çifti i njohur i estradës Blero dhe e fejuara e tij Afrona Dika këto ditë pritet që të udhëtojnë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Muaji dhjetor nuk do t’i gjejë në Kosovë çiftin e famshëm. Këtë e ka bërë të ditur modelja Afrona Dika përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instastory.
Afrona e Blero kësaj radhe destinacioni do ta kenë New Yorkun.
“Destinacioni i radhës me @bleromuharremi. Përshëndetje dhjetor në New York”, kishte lënë mbishkrim Afrona.
Ndryshe, në muajin tetor Blero e Afrona kanë qenë për pushime në Singapore, ku nga atje ndanë momente shumë të bukura me të gjithë fansat e tyre.